Bashka e Tiranës, po mban të fshehur skandalin e përmbytjes së katit përdhesë të godinës. Katër ditë pas shiut 15 minutësh që solli përmbytjen fillimisht të “Sheshit Skënderbej” dhe më pas të Bibliotekës dhe Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku dhe styafi i tij nuk japin asnjë informacion mbi dëmin e shkaktuar.
55news.al mëson se përmbytja ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm në dokumentat arkivorë të Bashkisë në vite. Gjithashtu uji që ka hyrë në ambjentete brendshme ka prekur edhe regjistrat e Gjendjes Civile.
Burime nga brenda stafit të bashkisë i thanë 55news.al se një pjesë e madhe e dokumentave dhe regjistrave janë të parikuperushme për shkak të lagies nga uji i vrullshëm që përmbyti zyrat e katit përdhesë.
Madje kryebashkiaku Veliaj ka urdhëruar masa disiplinore për ata persona që publikuan fotot dhe videot në disa portale.
(Foto se si thahen dokumentet e lagura)
Ajo që është shqetësuese mbetet fakti se nga njëra anë bashkia po e fsheh këtë skandal dhe në anën tjetër nuk ka reagim të organit të akuzës.
Përsa i përket shkakut të përmbytjes, ekspertët kanë dalë në përfundimin se janë punimet pa kriter në “Sheshin Shkënderbej”.
Në projektin Veliaj-Rama për sheshin, ngjitur me godinën e Teatrit të Operas dhe Xhamisë është vendosur depozita e mbledhjes së shiut që më pas përdoret për të furnizuar shatërvanet mbi shesh. Gjitahhstu punime pa kriter dhe të pastudiuara janë bërë edhe me kolektorët.
Pas shiut, skuadrat e Zjarrfikëses dhe UKT-së u angazhuan për të tërhequr ujin nga ambientet e brendshme të bashkisë.