Një tjetër sasi e madhe me kanabis është kapur në jug të vendit. Burime ekskluzive thonë se policia ka bllokuar në Qafën e Gjashtës në Sarandë një autokamper, i cili drejtohej nga një turist italian.
Hetuesit dyshonin se ai kishte fshehur drogë, prandaj e shoqëruan automjetin në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner. Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishte fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.
Autoritet kanë vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli, 36 vjeç. Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga policia për ngjarjen, si dhe nuk dihet ku e kishte ngarkuar makinën me drogë 36-vjeçari.