Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një 29-vjeçar, lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nga dy persona të paidentifikuar J. M., 26 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç, me precedentë kriminal për vepra të ndryshme penale.
Siç bëhet me dije, në pranga është vënë Ervis Bano, 29 vjeç, banues në Tiranë, duke e akuzuar atë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Duke mos dhënë asnjë detaj për ngjarjen, mbi motivet e ngjarjes, apo edhe veprimet që ka kryer i arrestuari, policia e Tiranës duket se ka diçka për të fshehur.
Ndërsa, të vetmen gjë të saktë që ka deri tani, janë numri i gëzhojave që janë sekuestruar nga policia.
Policia e Tiranës bën me dije se për ngjarjen në fjalë ka shoqëruar 23 persona, të cilët po merren në pyetje. /55News.al/