Edi Rama ka vendosur që me procedurë të përshpejtuar të kalojë në Kuvend projektligjin për Teatrin Kombëtar.
Vendimi është marrë ditën e djeshme, në mbledhjen e qeverisë, ndërsa sot është publikuar në faqen e Kryeministrisë.
Me ligjin në fjalë, kryeministri Edi Rama vendos prishjen e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të kullave.