Mbërrijnë në gjykatën e Durrësit 4 të pandehurit, për shumën e 3.4 mln € të sekustruar ditën e dielë në portin e Durrësit.
Pritet të nis seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj tyre, ndërsa ajo që vihet re është prania e forcave të shumta të sigurisë.
Katër personat e arrestuar janë: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.
Për të katër do të kërkohet masa e arrestit me burg, po ashtu arrest me burg në mungesë pritet të kërkohet edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim si porositës, Alfred dhe Elvis Vladi, 33 e 38 vjeç.