Detaje të reja zbulohen nga plani kriminal për të sjellë 3.4 milion euro në Durrës, me dy makina Toyota Yaris.
Shtetasit Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi kanë bërë të njëjtën rrugë dhe dy herë të tjera brenda disa javëve, gjë që tregon për testim të kësaj forme të pastrimit të parave përmes transportit rrugor-detar, rrugëtime të cilat kanë rezultuar të suksesshme dy herët e para.
Në raportin e prokurorisë thuthet se personat nën hetim çmohet se kanë gjithësecili rolin e vet specifik në këtë grup të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se përbëhet edhe nga persona të tjerë që deri më tani janë të paidentifikuar. Shtetasi Elvis Vladi ka qendruar në Belgjikë (nga TIMS rezulton se ka dalë nga RSH më datë 19.04.2018.) dhe është marrë me organizimin e gjetjes së mjeteve me qëllim transportin e parave që vijnë nga aktivitete kriminale të paligjshme.
Pikërisht pasi është bërë ngarkimi i 7 mjeteve Toyota Yaris, më datë 20 qershor 2018, më datë 22.06.2018 është kthyer me avion nga Belgjika për në Tiranë, për të bërë dhe pritjen e parave të pista. Nga ana tjetër Edi Lika dhe Klevi Cani kanë marrë përsipër sigurimin e transportit të parave me mjetin trajler Bizarre nga Belgjika ne Shqipëri. Shtetasi Alfred Vladi do bënte pritjen e lekëve në portin e Durrësit dhe Alban Mollaymeri do të bënte ç'doganimin e tyre. Siç vihet re gjithësecili ka një rol specifik në këtë grup të strukturuar kriminal dhe në këto kushte ekziston dyshimi, i aryseshëm edhe për ekzistencën e veprës penale të “Grupit të strukturuar kriminal".