E ndërsa kryeqytetasit po i shqetëson betonizimi, mungesa e kushteve në urbanët e transportit, trafiku i renduar, Erjon Veliajn vazhdojnë ta shqetësojnë ambulantët hallexhinj. Në videon e mëposhtme, të shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet qartë se si ushtarët e Veliajt i konfiskojnë zgarrën e prushit një qytetari që për të nxjerrë bukën e gojës nuk po vjedh, por po shet misra të pjekura.