Artistët të cilët prej disa kohësh vazhdojnë të protestojnë për ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar kanë paraqitur sot një propozim të ri sesi mund të veprohet.
Aktori Alert Çeloaliaj tha se kryesia e Sindikatës së aktorëve të Skenës dhe Ekranit është ndërtimit të një teatri të ri, por në një zonë tjetër dhe rikonstruksionin dhe ruajtjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit Kombëtar Eksperimental.
“Në votimin e sotëm me shumicë dërrmuese u vendos nga gjithë anëtarësia e saj që qëndrimi që kemi mbajtur deri sot pro ruajtjes, restaurimit apo rikonstruksionit, apo rindërtimit se nuk ka fare rëndësi për ne terminologjia teknike se çfarë do të ndodh me këtë godinë, për ne ka rëndësi të ruhet, të ruhet trashëgimia, të ruhet identiteti kombëtar, simbolet që përfaqëson kjo godinë, të ruhet historia.
Dhe me shumicë dërrmuese Sindikata e aktorëve të Skenës dhe Ekranit sot vendosi që jemi por ndërtimit të një teatri të ri diku tjetër dhe rikonstruksionin dhe ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental”, tha Çeloaliaj.