Tregtia ndërkombëtare, Shqipëria dhe Kosova të fundit në rajon për eksportet

Premte, 29 June 2018 08:11

Barrierat tregtare kurrë më parë nuk kanë qenë më të diskutuara. Shtete e mëdha, si SHBA, kanë nisur që të ndërmarrin politika proteksioniste për sa i përket tregtisë. Po cilat janë top vendet eksportuese në botë? Në rajon, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit…

Eksportet, sikurse dhe importet, janë tregues të rëndësishëm të një ekonomie. Referuar analizës së Njësisë së Inteligjencës së The Economist, eksportet për frymë të Shqipërisë në 2017-n llogariteshin 1,347 dollarë, duke tejkaluar vetëm nivelin e eksporteve për frymë të Kosovës, të cilat ishin vetëm 780 dollarë (shiko grafikun1).

I gjithë Ballkani Perëndimor ka një mesatare të eksporteve për frymë prej 2,411 dollarë. Eksportet më të larta për frymë në Rajon i ka Mali i Zi, ku gjatë 2017-s ato llogariteshin sa 3,022 dollarë, i ndjekur nga pas nga Serbia me 2,944 dollarë dhe Maqedonia me 2900 dollarë. Nën mesataren e BP, eksportet për frymë të Bosnje dhe Hercegovinës llogariten 1,773 dollarë.

Në krahasim me 11 vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian, vendet e rajonit qëndrojnë dukshëm larg. Për 2017-n eksportet në 11 vendet më të zhvilluara llogariteshin 8,687 dollarë.

Rekordin e mban Gjermania me shifrën prej 18,000 dollarë eksporte për frymë.

Barrierat tregtare duket se po rriten në mbarë botën

Negociatat e BREXIT kanë krijuar një mjedis të pasigurt, ndërkohë që vendosja e tarifave amerikane në importin e çelikut dhe aluminit kanë krijuar pengesa të prekshme për tregtinë ndërkombëtare, shkruan Forumi Ekonomik Botëror.

Tashmë po diskutohet se do të shtohen rreth 200 miliardë dollarë tarifa në të mirat që vijnë nga Kina dhe rinegocimi i NAFTA-s është prej shumë kohësh pjesë e axhendës së Trump.

Takimi i G7 në Kanada gjithashtu tregoi për gjendjen e atmosferës së tregtisë. Për herë të parë, takimi midis liderëve Perëndimor ishte i tensionuar, duke rezultuar me akuza dhe duke dhënë përshtypjen se më e keqja mund të jetë rrugës.

Cilët janë eksportuesit më të mëdhenj në botë?

Duke qenë se mjedisi përreth po ndryshon, ja vlen të përmendin vendet që kanë peshën më të madhe në tregtinë ndërkombëtare.

Të rëndësishme janë importet dhe eksportet, today’s map nga HowMuch.net fokusohet ekskluzivisht te eksportuesit më të mëdhenj në botë. Madhësia e secilit shtet paraqet madhësinë e eksporteve, të dhënat për të cilat janë marrë nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe vende të tjera me më pak se 20 miliardë dollarë janë përjashtuar.

10 vendet që eksportuan më shumë në 2017

Kina kryeson listën me afërsisht 2.26 trilionë eksporte në vit, por vendi ka gjithashtu një popullsi që llogaritet afërsisht 1.4 miliardë dollarë.

Gjermania, e cila është eksportuese e automobilave, dërgon rreth 1.45 trilionë të mira jashtë çdo vit pavarësisht se ka 83 milionë njerëz. Vlera e eksporteve për person kap shifrën impresionuese prej 18 mijë dollarë për person.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eksportuesi i dytë më i madh në botë në vlerë absolute. Sidoqoftë nëse e krahason me bazë për frymë si Gjermania, është e dukshme që SHBA mbështet shumë më pak në eksporte. Gjatë 2017-s vendi eksportoi rreth 1.5 trilionë dollarë të mira, apo rreth 4,800 dollarë për person. /Monitor/

eksportet ne dollare

Modifikuar më Premte, 29 June 2018 19:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...