Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka deklaruar se ka shqyrtuar propozimin e Ministrisë së Financave për përfitimin e një kredie prej 50 milionë dollarësh, të cilat do të investohen në infrastrukturë.
Vendimmarrja finale pritet të merret në Tetor, ndërsa BERZH e vlerëson projektin paraprakisht si një kontribut në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kredia do të shërbejë për të financuar projektin prej 63 milionë dollarësh të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërlidhjen e rrugëve rajonale dhe lokale të Shqipërisë. Ndërhyrja në rrjetin rrugor synon të përmirësojë cilësinë e rrugëve, sigurinë e tyre dhe të rrisë mbrojtjen nga faktorët klimatikë si rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet.
Investime në akset rrugore lokale dhe rajonale synon që të përmirësojë lidhjen dhe të shkurtojë kohën e lëvizjes drejt një zone të caktuar, apo ndërmjet rajoneve.