Policia ka vënë në pranga një të kërkuar për dhunë në familje në Lushnje.
Siç është bërë me dije nga njoftimi i policisë lokale, në pranga është vënë Erjon Haxhiu, 42 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i tij, sipas policisë është bërë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 13.06.2016, e ka dënuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.