Policia e Dibrës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 41-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Blutë e Dibrës, përmes një njoftim për mediat kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Durim Kica, 41 vjeç, banues në Peshkopi.
Mësohet se arrestimi i tij është bërë pasi në qytetin e Peshkopisë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish bashkëshortes së tij M.V, dhe vajzës së tij të mitur.
Për këtë ngjarje, policia e Dibrës ka sqaruar se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale "Dhunë në familje", "Keqtrajtim i të miturve".