Një bandë kriminale e cila akuzohet se është përgjegjëse për qindra grabitje në provincën spanjolle të Girona është shkatërruar në Spanjë.
Policia ka arrestuar 6 shqiptarë dhe një shtetas me origjinë ekuadoriane, rezidentë në Barcelonë dhe në Badalona. Ata akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal dhe të 102 vjedhjeve me dhunë.
Grabitësit merrnin paratë, bizhuteritë si dhe pajisjet elektroshtëpiake.
Hetimi nisi në korrik 2017 kur u vu re se disa grabitje ishin kryer nga i njëjti grup.
Grabitësit kishin makina të ndryshme për të kryer grabitjet dhe kishin pajisje për të humbur gjurmët nga policia.
Grupi përbëhej nga 10 persona, ndërsa grabitjet kryheshin nga tre: njëri që priste në makinë jashtë shtëpisë që do grabitjes dhe dy që hynin në banesa dhe grabisnin. Këto ndodhnin gjithmonë pasditeve kur në banesë nuk kishte njeri.
Më 27 qershor gjykata vendosi arrest me burg për 6 prej të arrestuarve ndërs dy i liroi nga akuzat. Megjithatë hetimet vijojnë, shkruan europa press.