Kanë dalë detaje të reja lidhur me përplasjen që ndodhi me armë zjarri në zonën e Kinostudios dy netë më parë, dhe ku u plagosën tre persona. Oficerë të krimeve në Policinë e Tiranës kanë marrë në pyetje njërin prej personave të plagosur me armë në Kinostudio.
Policia ka kërkuar të dëgjojë dëshminë e 24-vjecarit Juxhin Mumajesit, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, 24 vjeçari ka pohuar se nuk i njeh personat që kanë qëlluar me armë. Sipas tij, nuk ka mundur të shohë as fytyrat e tyre për shkak të errësirës.
Mumajesi ka dhënë dëshmi paraprake kontradiktore duke mos folur as për sherrin në lokal. Ndërsa pyetja e dy personave të tjerë të plagosur, Rivelino Mumajesi, 36 vjeç dhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç do të bëhet në një moment të dytë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.
Në pyetje është marrë edhe i arrestuari për këtë ngjarje, Ervis Bano i akuzuar për pengim në zbardhjen e së vërtetës, i cili ende nuk ka pranuar të flasë për uniformat b