Një aksident i rëndë ka ndodhur në ranë hyrjes së Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e “Plepave” në Durrës. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy persona.
Një “Volkswagen” u përplas me autobusin e linjës Golem-Plepa dhe më pas goditi bordurën, duke dalë në kahun tjetër të rrugës ku aksidentoi edhe një automjet në kahun e kundërt.
Përplasja ishte aq e fortë sa që i riu qe drejtonte “Volkswagen” mbeti brenda mjetit dhe u desh ndërhyrja e forcave të ushtrisë e zjarrfikësve për nxjerrjen e tij.
Pamjet janë shumë të rënda. Gjaku ka mbuluar autostradën, ndërkohë që një pasagjere në autobus u plagos në kokë nga përplasja në xham dhe u dërgua menjëherë në spital.