Është ekstraduar nga Belgjika një 47-vjeçar i cili ishte dënuar me 11 vite burg.
Personi i ardhur nga Belgjika është Martin Tusha nga Mamurrasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar atë me 11 vite burg për heqje të paligjshme të lirë dhe vjedhje me dhunë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 11 nëntor 2011, ku Tusha ka prangosur dy punëtorë të një firme duralumini.
Tusha fshihej në Belgjikë prej disa kohësh por është arrestuar dhe është sjellë në Shqipëri ku duhet të përballet me dënimin.