Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë sërish vendin paraditen e sotme duke sjellë një sërë pasojash. Në qytetin e Elbasanit për shkak të të sasi së madhe të ujit e cila ka mbuluar rrugët është bllokuar qarkullimi dhe janë përmbytur rrugët. Një nga akset e përmbytura ka qenë edhe ajo që lidh qytetin me autostradën Elbasan-Metalurgji.
Në qoftë se sistemi i kanalizimeve do të ishte funksional dhe pusteta do të thithnin ujin atëherë kjo përmbytje e cila sjell dëme të mëdha për banorët dhe bizneset e këtij aksi , si edhe bllokon qarkullimin mund të ishte evituar.
Sipas informacioneve të marra përmbytje nuk ka pasur vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në disa fshatra të tij dhe të Cërrikut.
Kjo situatë përmbytjeje ka sjellë dëmtimin e dhjetëra hektarëve tokë të mbjella, por më emergjentë është situatat për shtëpitë e banimit në këto zona të cilat janë shumë të rrezikuara.