Vijon mbledhja e firmave për mbrojtjen e Teatrit nga qytetarë, intelektualë, personalitete të kulturës që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Vijojnë të firmosin peticionin, pavaresisht baltës propagandistike që hedhin shërbëtorët e zellshëm të klikës në pushtet.
Peticioni, një kopje të ciën e disponon edhe 55neës.al, i drejtohet zyrtarëve më të lartë të Shtetit si dhe trupës diplomatike në vend.
I pari që kryeson firmosjen siç shihet edhe në kopjen e mëposhtme, e kryeson Maks Velo, i cili njihet për afrimitetin me Edi Ramën.
Artistët ftojnë qytetarët që ta nënshkruajnë edhe ata peticionin, çdo ditë nga ora 19.00 pranë Teatrit Kombëtar.