Më në fund Autostrada Tiranë Durrës hapet sot pas disa javë punimesh
Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, njoftoi dje se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij, dukë përmirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin.
“Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 dite punë duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugor; të dielën trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë”, u shpreh Qendro.