Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj partneres së tij. Arrestimi i 39-vjeçarit u bë pas denoncimit nga kjo e fundit.
Sipas saj, kjo situatë ka vazhduar prej disa vitesh, që prej vitit 2014. Por, ajo kishte frikë ta denonconte shqiptarin deri sa gjeti guximin për ta bërë. 24-vjeçarja i tha policisë italiane se 39-vjeçari e dhunonte vazhdimisht fizikisht dhe psikologjikisht. Sikur të mos mjaftonin këto, shqiptari e detyronte partneren e tij që të kryenin marrëdhënie seksuale përpara fëmijës 3-vjeçar, me të vetmin qëllim sipas saj, që 39-vjeçari donte t’i tregonte se si kryhet akti seksual.
Por, pas 4 vitesh jetese të tillë nën frikë dhe poshtërim, 24-vjeçarja e denoncoi bashkëjetuesin në polici. Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për dhunë ndaj anëtarëve të familjes dhe abuzim seksual.