Artan Fuga, akademiku i njohur në vend ka shprehur sërish shqetësimin e madh për planin e mazhorancës së drejtuar nga Rama për të shembur Teatrin Kombëtar.
Fuga thekson se me ligjin që po përpiqet qeveria të miratojë në Kuvend Parlamenti i Shqipërisë do të hyjë në historinë e përbotshme si i pari dhe i vetmi që me ligj shkatërroi një teatër si vlerë historike shekullore.
Reagimi i Artan Fugës:
Ndergjegjen e fajesuar, plagen qe do te shkaktoje shkallmimi i monumentit te teatrit shqiptar, brejtjen, mallkimin qe do te ndjeki pas nuk do t’ i sherojne jo lepirjet e ca aktoreve aktorues, por nuk do te kete prift, hoxhe, psikanalist, hedhes ushunjezash, psikanalist, masazhator, hedhes fallesh, gazetar propagandist qe t’ i bejne te mos shkaktojne neuroza, konvulsione nokturne, kllapi, nevrasteni, te cdo eskavatorist, buldozerist, qe do te veje dore a kembe per te rrenuar ndertesen e teatrit kombetar. Pasi te aprovoje ate ligj makaber, ky parlament do te hyje ne historine e perbotshme si i pari dhe i vetmi qe me ligj shkaterroi nje teater si vlere historike shekullore. Pas asaj dite estrada parlamentare mbetet e vetmja loje skenike qe shqiptaret do te shohin si spekatore te drames te tyre.