Policia ka mundur të sekuestrojë disa pako tritoli me kapsolla të montuara në një kompani në Durrës.
U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës. Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.
Specialistët kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë kanë gjetur dhe sekuestruar: 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ” Fshehja e të ardhurave”, ” Punësimi i paligjshëm ” parashikuar në nenet.