Një turist 66-vjeçar me inicialet N. I., nga Zvicra ka humbur jetën ndërkohë që lahej në detin e Durrësit.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në plazh.
66-vjeçari ka qenë duke larë në det kur ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, infarkt.
Pas ngjarjes së rëndë, policia tha se dosjen e ka referuar në Prokurorinë e Durrësit, si ngjarje aksidentale.