Policia greke ka vënë në pranga tre shqiptarë, të cilët akuzohen se transportonin drogë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Arrestimi i tyre u bë në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike, ndërsa deri tani nuk ka të dhënë për identitetin e tyre.
Dy prej tyre po i dorëzonin të tretit 22,5 kg kanabis.