Një 39 vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Shkodrës.
I arrestuari është Pal Pepaj, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr. 443 datë 30.05.2017 e ka denuar me 3 vite burg, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.