Reshjet e shumta të rëna gjatë muajit qershor kanë rritur nivelin në Liqenin e Fierzës. Kjo ka bërë që kuota të arrijë vlerën e saj maksimale.
Prej katër muajsh ka qëndruar në 296 metra, me luhatje të pandjeshme plus-minus 50 centimetra ndërkohë që periudha mars-qershor ka qenë një ndër periudhat më optimale për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.
Në këtë periudhë një vit më parë Fierza arriti në pikën kritike, 274 metra mbi nivelin e detit, ku diskutohej edhe prodhimi i energjisë.
Prurjet e fundit janë pak më shumë se 850 metër kub ujë në sekondë, të mjaftueshme për të ruajtur balancën mes sasisë së ujit që del nga katër turbinat që prodhojnë energji elektrike dhe sasisë së prurjeve që shkarkohen në liqenin e Fierzës.