Një sasi tritoli i është vendosur një punonjësi policie mbrëmjen e djeshme në fshatin Bubq, Krujë.
Policia bën me dije se në banesën e I. D. 52 vjeç, punonjës policie është konstatuar një sasi lënde plasëse eksploziv, e cila nuk ka shpërthyer.
Nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018.
Policia sqaron se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Për këtë ngjarje, blutë bëjnë me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Shkatërrimi i pronës me eksploziv" i mbetur në tentativë dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /55News.al/