Një 24-vjeçar u arrestua nga policia, pasi goditi një Inspektor të Hetimit Tatimor. Ngjarja ndodhi në Golem, pas një kontrolli në një subjekt.
Në pranga u vu Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).
"24-vjeçari pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor", sqaroi policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.