Patriotë, por edhe me zemër të madhe, japin paratë e mbledhura për…

Hënë, 02 July 2018 11:16

Pas vendosjes së gjobës nga FIFA ndaj futbollistëve shqiptarë që festuan me shenjën e shqiponjës golat në ndeshjen Zvicër –Serbi u ndërmorë një nismë për mbledhje të ardhurash në shenjë solidarizimi. Dhe u desh vetëm pak kohë që paratë të mbidheshin në një kohë rekord.

Por 3 futbollistët kanë vendosur që ato para ti dhurojnë për 3 fëmijë të sëmurë duke treguar kështu humanizmin e madh që i karakterizon.

Lajmin e ka dhënë babai i Granit Xhakës, me një letër të hapur, drejtuar opinionit publik. Teksa i falënderon të gjithë për gadishmërinë, ai shkruan:

“Shenja e shqiponjes eshte si nje tatuazh i gezimit te shqiptareve ne festa, ne dasma, ne koncerte, ne ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnje urrejtje apo madje asnje lidhje me te tjeret, po eshte thjesht nje shenje dalluese qe shqiptaret e njohin menjehere e nuk kane nevoje per shpjegime! Prandaj edhe jemi shume te cuditur me reagimin e atyre qe e perjetuan shenjen tone si ofensive per ta apo atyre qe e trajtuan si gjest politik! Por nuk jemi aspak te cuditur me solidaritetin e shume shqiptareve qe jane ndjere keq nga keqinterpretimet e shenjes dhe kane marre pjese ne iniciativen e Edi Rames per te kontribuar simbolikisht per gjoben e padrejte qe na u vu! I falenderojme shume jo per shumen, po per faktin qe na kthyen 20 mije fish gezimin qe u dhame me shenjen e shqiponjes pas golave!

Te tre futbollistet e gjobitur per shenjen e shqiponjes kane vendosur qe parate e mbledhura nga iniciativa e Kryeministrit Rama te shkojne per te ndihmuar tre femije te semure, nje ne Shqiperi, nje ne Kosove dhe nje ne Zvicer.

Ragip Xhaka – babai i Taulant dhe Granit Xhaka”

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 18:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...