Policia italiane ka shkatërruar një organizatë të madhe arabo-shqiptare të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Operacioni i koduar "Sottobosco" është zhvilluar mëngjesin e sotëm
Në përfundim të tij, janë vënë në pranga 22 persona në lokalitete të ndryshme në Emilia Romagna, Toscana, Lombardi e Sicili.
Hetimet kanë nisur që më 2016 dhe kanë dokumentuar aktivitetin e bandës në trafikimin e kokainës të cilën e merrnin në Holandë.

 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





