Arrestohet personi që qëlloi me armë në Dhërmi (EMRI)

Diel, 08 July 2018 14:05

Policia e Vlorës sqaroi gjatë orëve të drekës atë që ka ndodhur në një nga klubet e natës në Dhërmi, duke theksuar se ka arrestuar një 23 vjeçar. Sipas policisë, i riu ka qëlluar 4 herë në ajër. Në pranga ka përfunduar Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë.

"Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal  shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi  Emiljano Nina  ka shtënë  4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar", thuhet në deklaratë.

Policia ka bërë të mundur dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese

dhe municionit'', ''Prishja qetësisë publike''.

09:05- Sherr me armë në një lokal në Dhërmi, policia arreston agresorin

Një i ri është arrestuar nga policia në Dhërmi pas një sherri midis të rinjve në një lokal. Gjatë sherrit, një person ka qëlluar me armë në ajër.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar. Policia ka ndërhyrë menjëherë ku ka bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Grupi hetimor është duke punuar për dokumentimin e  plotë të ngjarjes.

Policia e Vlorës nuk dha shumë sqarime për rastin duke theksuar vetëm se nuk ka të plagosur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...