Qeveria lë në baltë infermierët shqiptarë... u mbahen paratë e rrogës

Diel, 08 July 2018 20:46

Rektori i Universitetit të Mjekësisë tha për Top Channel se çështja e infermierëve të diplomuar në vitet 2002-2006 do të zgjidhej brenda datës 2 korrik.

Edhe Ministria e Arsimit njoftoi më datë 29 qershor se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë do ta zgjidhte shpejt çështjen në favor të infermierëve.

Por, ende në datën 8 korrik, mbi 4 mijë infermierëve po u mbahen rreth 6 000 lekë nga rroga e çdo muaji, pa përgjigje nga institucionet. Kjo është arsyeja pse Shoqata e Infermierëve do t’i drejtohet gjykatës, deri në masa të tjera ekstreme.

Elson Jaçaj, Presidenti i Shoqatës së Infermierëve, shprehet: “Firmat po mblidhen edhe në rrethe dhe në Tiranë, janë mbi 8520 firma. Nga verifikimet tona sistemi i Gjenevës është ekuivalent me atë të Bolonjës. Edhe infermierët që shkojnë jashtë gjejnë punë direkt. Ne do i drejtohemi edhe gjykatës, nëse nuk zgjidhet do bëjmë edhe bojkot të punës sepse në këtë formë ata do të vendosen në lëvizje patjetër”.

Jaçaj thotë se ka marrë 350 ankesa nga infermierët në rrethe, të cilëve u janë mbajtur 6 mijë lekë të reja nga rroga që në muajin shtator, megjithëse shkresa zyrtare daton më 21 mars 2018, pra pa u njoftuar zyrtarisht. Ndërkohë që sjell një shembull konkret se si trajtohen infermierët në spitalet tona.

“Infermierët janë heronj që punojnë në ato kushte në QSUT dhe në atë stres. Dy ditë më parë kemi qenë 2 infermierë në shërbim të 50 pacientëve dhe dihet që nëse i pari fillon në 3, i fundit mbaron në 1 të natës”, thotë Jaçaj.

Por, problematika me diplomat e infermierëve të viteve 2002-2006 nuk është e vetmja:“Në karton dalin mami-infermier, në licencë marrin vetëm titullin mami. Ne do të kërkojmë zgjidhje edhe për problemin e mamive”./Top Channel

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...