Fotot/Bashkia Diber reklamon kanalet "elektorale", i plasin ujerat e zeza në mes te qytetit

Hënë, 09 July 2018 08:41

Bashkia Dibër nuk është aspak e interesuar për të investuar në infrastrutkurë. Kjo duket qartë që i zgjedhuri vendor e ka krejt të pamundur të ia arrijë të përmirësojë infrastrukturën e bashkisë Dibër dhe fotot e përcjella në rrjetin social FB nga deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi janë një tregues i qartë i asaj cfarë po ndodh. E kur bashkia nuk mundet të investojë në qytetin e Peshkopisë ku rrugët janë të degraduara, çfarë mund të presësh për 15 Njësitëe tjera  Administrative të kësaj bashkie.

Ja statusi denoncues I deputetit Xhemal Gjunkshi në FB
“Bashkia Diber reklamon kanalet "elektorale" dhe i plasin ujerat e zeza ne mes te qytetit. Prej nje jave kanalet e zeza te lagjes Llixha dhe Kamen te perziera me ujin e vaditjese kane shperthyer rrugeve. Keto pamje jane sapo merr rrugen e fshatit Pollozhan ne dalje te qytetit te Peshkopise. Banoret dhe kalimtaret e shumte thone se jane ankuar ne Bashki por askush nuk u eshte pergjigjur”.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 17:17
Login to post comments