Tiranë, arrestohen 16 drejtues mjetesh dhe pezullohen 86 patenta  

Hënë, 09 July 2018 10:21

16 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt gjatë aksionit të Policisë Rrugore të fundjavës në kryeqytet. 9 prej shtetasve janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 prej tyre për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

Po ashtu, nga aksioni me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë, po ashtu janë pezulluar edhe 86 leje drejtimi, nga të cilat:

27 për shpejtësi tej normave të lejuara
30 për pije alkoolike
7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë
4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar

Ndërkohë, po ashtu janë proceduar për mosrregullim të shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi 12 drejtues mjetesh, nga të cilat 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

Po ashtu, nga kontrollet policore të ushtruara në fundjave, 75 mjete janë ndaluar administrativisht, ku 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim si dhe janë vendosur 645 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë, Policia Rrugore u bën apel jo vetëm drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ky është edhe aksioni i dytë i policisë për këtë javë në kuadër të Operacioneve Tispol” Korrik 2018.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 10:22
Login to post comments