Kush është 34-vjeçari i zhdukur, familjarët denoncuan neglizhencën e policisë

Tuesday, 10 July 2018 18:14

34-vjeçari nga një fshat i Laçit i zhdukur prej katër ditësh dyshohet se mund të jetë vrarë. Kështu thanë familjarët e Eljon Hysës, i cili rezulton në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 Korrik të vitit 2015 në Sarandë.

Xhaxhai i Hysës tha se 34-vjeçari doli natën nga shtëpia dhe ka dyshime se mund t’i jetë ngritur një kurth. Familjarët e Hysës denoncuan rastin ditën e hënë, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihej drejtësisë.

Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë. Ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë bën me dije se menjëherë pas referimit të rastit, strukturat policisore janë vënë në lëvizje për gjetjen e 34-vjeçarit i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.

Login to post comments