Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është duke vazhduar edhe sot si çdo ditë tjetër.
Por ndryshe nga protestat e mëparshme ditën e sotme në mbështetje të artistëve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e Teatrit i është bashkuar shkrimtari dhe analisti i mirënjohur Fatos Lubonja.
Duke e cilësuar Teatrin si të shenjtë, Lubonja u shpreh se nuk mund të ndërtosh një gjë të tillë duke shembur një tjetër të shenjtë dhe kur ke gjysmën e shqiptarëve kundër.
Lubonja solli shembull rindërtimin e Teatrit të Pragës.
“Nuk mund të ndërtosh një gjë të shenjtë kur ke gjysmën e shqiptarëve kundër dhe do të prishësh një gjë. Nuk mundesh.
Kur u prish teatri i Pragës gratë dhanë bizhutë e tyre për ta rindërtuar, dhe kjo bëhet një gjë e përbashkët, që nuk na e ka bërë shtetit e kemi bërë vetë.
Çfarë duhet bërë përtej fjalës, cila rezistencë mund të ishte. Dhe sa herë e kujtoj nevojën për rezistencë në Shqipëri, mua më vjen ndërmend një rast.
Një ambientaliste amerikane ajo ka bërë një gjë që më ka lënë pa mend. Një kompani donte të shembte një pyll të vjetër. Ajo hipi në atë pemë dhe jetoi në atë pemë 2 vite, dhe nuk zbriti. Dhe kjo pema shpëtoi.
Është një mëkat i madh që ta shembësh dhe aq më pak që të ndërtosh gradaçela”, u shpreh Lubonja.