Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në kuadër të një Samiti për Ballkanin Perëndimor.
Si gjithmonë kryeministri Rama ka zgjedhur të veshë atlete të bardha në një takim ku mbizotëron veshja zyrtare.
Kjo shkelje e veshjes zyrtare nga Rama ka rënë në syrin e BBC ku me ironi ka komentuar atletet e kryeministrit të Shqipërisë.
"Duket se dikush nuk ka marrë këpucët"- shkruan BBC, duke shtuar se Rama po shijon momentin.
Aktori Gentian Zenelaj ka komentuar veshjen e kryeministrit Rama ku e krahason me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong un.
"Mirëmëngjes shoku ynë…ja dole edhe kësaj radhe ..ja more në kthesë gjithë liderëve …BBC foli për ty …të gjithë ne u morëm me ty..jam i lumtur.
Besoj të tillë ngazëllim ndjen edhe një koreanoverior kur lexon në gazetë që lideri i vet ka shpikur hamburgerin ..ose që flet me delfinët.
E pabesueshme shoku ynë ….stili "të verbofsha me atletet e mia të reja" funksionoka përsëri", shkruan Genti në rrjetet sociale.