Taksat e mjedisit në rritje, miliona euro të paguara nga shqiptarët për një vit

E mërkurë, 11 July 2018 13:13
 Shqiptarët kanë paguar në vitin 2016,  48 miliardë lekë apo rreth 380 milionë euro (1 euro=126 lekë) si taksa të dedikuara për mjedisin. Shifra bëhet e ditur nga një raport i fundit i Institutit të Statistikave lidhur me taksat e mjedisit. Sipas këtij raporti taksat e mbledhura në këtë grup pësuan rritje me rritje me 8,64 % krahasuar me vitin 2015, ndikuar kjo kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat e transportit.

“Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2016, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 51,36 %, të shoqëruar nga taksat e transportit 44,67 %, taksat e ndotjes me 3,93 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,03 %” vlerëson INSTAT.

I njëjti raport detajon se në vitin 2016, krahasuar më një vit më parë, të ardhurat nga taksat e transportit janë rritur me 10,84 %, të ardhurat nga taksat e energjisë dhe taksat e ndotjes janë rritur me 7,05 % dhe 5,49 %, ndërkohë të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore janë ulur me 14,33 %.

“Në 2016, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj PBB është 3,24 %, duke pësuar një rritje me 0,17 %, krahasuar me 2015. Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2016, përbëjnë 12,92 % të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rritje me 0,07 % krahasuar me 2015” thuhet në njoftimin e INSTAT. /Monitor/

Modifikuar më E mërkurë, 11 July 2018 13:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...