Shqipëria e paaftë për mbulimin e shpenzimeve të NATO-s

E mërkurë, 11 July 2018 16:36

Shqipëria shpenzon për mbrojtjen rreth 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që përkthyer në para do të thotë 146 milionë euro.​ Por, kjo shifër nuk është aspak e mjaftueshme me atë që kërkon vetë Aleanca e Atlantikut Verior, e sidomos së fundmi, Donald Trump.

NATO kërkon që shpenzimet për vendet anëtare të jenë në 2% të PBB, çka përkthehet në 240 milionë euro në vit për Shqipërinë, ose praktikisht 94 milionë euro në vit më shumë. Të paktën ky është detyrimi që Shqipëria ka vendosur të respektojë që kur u anëtarësua në aleancë.

Gjithsesi, Shqipëria nuk është aspak vendi i vetëm që nuk e respekton këtë detyrim, por një ndër vendet e shumta që shkel normën e 2%.

Që prej zgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht këto vende. Një raport i pak kohë më parë ndërkohë, i publikuar nga PriceWaterHouseCoopers (PwC), projektonte një rënie të shpenzimeve për mbrojtjen nga vendi ynë gjatë periudhës 2017-2021, me plot 6.3%, pra tërësisht kundër angazhimeve të përbashkëta.

Kështu, rezulton se, Shqipëria është jo vetëm një ndër të paktat vende të botës ku projektohet rënie e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe vendi i parë në NATO me një rënie të këtyre përmasave. /Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...