Një vazo lulesh është bërë shkaku i vdekjes së 54 vjeçarit, Ndrçim Bicakani, banues në lagjen Guerile në Shkodër.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Baçallek, ku shtetasi ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe është përplasur me një vazo luleshnë anësore të rrugës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave. /55news