Vazhdon qëndresa e aktorëve dhe qytetarëve që do e mbrojnë më çdo kusht teatrin kombëtar nga shembja.
Me mijëra artistë dhe qytetarë shqiptarë, janë bashkuar ditën e sotme për të protestuar kundër ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Me pankarta në duar ata janë nisur mbrëmjen e sotme drejt kryeministrisë, ku mbanin pankarta në duar në të cilat shkruhej: Pa teatër nuk ka Europë’. Kjo protestë mbështetur edhe opozita shqiptare. Ndërkohë që kreu i PD, Lulzim Basha shkruan në Facebook:
‘Opozita bashkë me qytetarët prej muajsh protestojnë kundër aferës korruptive te Edi Ramës me pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit nepërmjet shembjes së Teatrit e ngritjes se kullave.