Report TV, News 24, Ora News dhe ABC News nuk e kanë pasqyruar protestën e artistëve për Teatrin.
Ndërsa Fax News është i vetmi televizion që ka pasqyruar protestë marshimin në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Aktorë e qytetarë po zhvillojnë një protestë marshim nga Teatri te Kryeministria deri te Presidenca për mos-shembjen e Teatrit Kombëtar. Protesta është pasqyruar ‘live’ në mediat sociale nga disa faqe, por ato që e kanë bojkotuar janë televizionet informative.