Një automjet është djegur gjatë natës në qendër të qytetit bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00.
Mjeti me targa AA 347 OO nuk është djegur plotësisht. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa ngjarja ka shkaktuar frikë tek banorët.
"U frikësuam kur pamë flakët, po prisnim shpërthimin e motorit të makinës nga momenti në moment" janë shprehur ata.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme për arsye ende të paqarta.