Vasili: Samiti i Natos nxjerr Ramën gënjeshtar

Premte, 13 July 2018 10:42

Në samitin e NATO-s në Bruksel bashkë me liderët e tjerë botërorë ka qenë i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Marrë shkas nga pjesëmarrja e tij, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili e akuzon kryeministrin se ka gënjyer sërish për shpenzimet që bën Shqipëria për NATO-n.

Për ta konkretizuar këtë, Petrit Vasili na sjell në vëmendje deklaratat e Edi Ramës të bëra në muajin prill për televizionin gjerman NTV, ku thoshte se Shqipëria shpenzon 2 % rë GDP-së për NATO-n.

Statusi i plotë i Vasilit

A genjeu prape kryeministri per shpenzimet per NATON?

Ne prill te ketij viti kryeministri genjente median NTV-ne gjermane dhe i intervistuar prej tyre deklaronte për NATON:

Pyetje NTV: Po në lidhje me shpenzimin e 2% të Produktit të Brendshëm Bruto në NATO dhe ndërtimin e një ushtrie evropiane?

Edi Rama:Ne tashmë shpenzojmë 2% të Prodhimit tonë të Brendshëm Bruto në NATO …

Boterisht eshte deklaruar nga vete Ministrja e Mbrojtjes se ketij kryeministri, se Shqiperia shpenzon vetem 1.2%.

Ne Samitin e fundit te NATOS nuk dime ne se:

- Kryeministri genjeu prap sic genjeu tek NTV gjemane.

-Apo pranoi publikisht se kishte genjyer NTV gjermane kur tha se Shqiperia shpenzonte 2% per NATON.

Ose mund te mos kete bere asnjeren dhe ka folur per kampionatin boteror te futbollit dhe ka lyp foto,te dyja me te kollajta jane, se edhe shume mend nuk duan,keshtu qe jane muhabete tamam per kete shkollepak qe kemi kryeminister.

Modifikuar më Premte, 13 July 2018 10:47
Login to post comments