Një plagosje me thikë ka ndodhuri ditën e sotme në Tepelenë.
Mësohet se një 31 vjeçar banues në Fier është arrestuar nga policia e Tepelenës për plagosjen e një 58-vjeçari.
Në pranga ka rënë Edmir Korçari.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në hyrje të qytetit. Korçari për motive të dobëta ka debatuar e më pas ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin O.D, 58 vjeç, banues në Fier, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës si dhe 1700 lekë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme