Rasti më flagrant se Vettingu në Shqipëri po shkon drejt dështimit, është ai me prokurorin Kosta Belurin.
Çështja doli vetëm pak ditë më parë, ku për koecidencë para Vettingut me pak kohë diferencë dolën prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Kosta Beluri, si dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimeve që kishte kryer lidhur me gjyqtarin Thanza, doli në përfundim se ai kishte fshehur një dënim që kishte marrë në Itali, ndërsa po ashtu pat dyshime të forta se ishte i përfshirë në një rast korrupsioni.
Bëhet fjalë për rastin e ish-drejtorit të Hipotekës në Shkodër, ku ndaj tij nisi një procedim penal për “shpërdorim detyre” si dhe “kallëzim të rremë”.
Por duket qenë se bashkëshortja e ish-drejtorit të Hiptokës së Shkodrës, ishe notere dhe kishte njohje, ajo filloi kontaktet me njerëzit e drejtësisë për të shmangur arrestimin e tij.
Duke iu referuar materialeve të dosjes, relatorja Bekteshi shpjegoi se noterja L.H ishte mbajtur nën vëzhgim dhe filmuar nga Forca Operacionale e Policisë së Shtetit, teksa takohej me shtetasin G.B dhe gjyqtarin Admir Thanza.
Në të dyja rastet, noterja është parë të shkëmbejë para. Prokuroria ka përgjuar gjithashtu një bisedë të dyshimtë telefonike pas takimit të noteres me gjyqtarin Thanza.
Biseda e kryer mes një personi të vetëquajtur Maurizio dhe një numri telefonik me 11 në fund, që u la të kuptohej se i përkiste ish-drejtorit nën akuzë të Hipotekës, rrotullohej rreth shprehjes: Pallati bënte 50 mijë euro!
Në kushtet kur një anëtar i Gjykatës së Lartë dyshohej për korrupsion, Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme.
Dhe këtë hyn në lojë, prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Kosta Beluri, i cili regjistroi procedimin nr.3 më 3 mars 2016 dhe pas disa veprimesh hetimore vendosi pushimin e çështjes.
Madje, edhe vetë në hetimin që ka bërë KPK, thuhet se Beluri vendosi të pushojë hetimet dhe pse “nuk kishte kryer asnjë ballafaqim mes deklarimeve të noteres me inicialet L.H me personat e tjerë.
Në këto kushte, biseda telefonike se vlera e pallatit ishte 50 mijë euro del e pakuptueshme”., shtoi realtorja Bekteshi.
Por edhe pse dolën në dritën e diellit të gjitha këto fakte, KPK vendosi që Prokurori Beluri të kalojë Vettingun, dhe ndërsa gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza të pushohet nga puna.
Veprimi i Belurit për të pushuar çështjen e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë nuk do mend që ka ardhur si pasojë e ryshfetit apo favore të tjera, por i çuditshëm është fakti që ai që është kapur duke bërë korrupsion pushohet, ndërsa prokurori, duke pasur edhe prova të mjaftueshme për gjyqtarin, pushon çështjen.
Vendimi i KPK-së për të martuar në detyrë Belurin, nuk të çon asgjëkundi vetëm te shpjegimi se ai mbrohet dhe promovohet nga Edi Rama, i cili po e kap drejtësinë në çdo qelizë të saj.
/55News.al/