Greqi/ Gjendet kufoma e 22-vjeçarit shqiptar, ngjarja mister

Premte, 13 July 2018 15:15

Kufoma e një të riu shqiptar është gjetur nga banorët e zonës së Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou, të Greqisë.

Sipas raportimeve të policisë greke kufoma i takon një 22-vjeçari shqiptar, shkruan Zougla.gr

Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje policia e zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale. Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.

Modifikuar më Premte, 13 July 2018 15:25
Login to post comments