×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

5-vjeçarja në Fier i vë zjarrin mullarit me kashtë, rrezikohet banesa

Premte, 13 July 2018 20:15

Loja me shkrepësen e një 5-vjeçare shkrumboi të ardhurat e vetme të familjes Kazanxhiu në fshatin Baltëz në Fier. Ngjarja ndodhi në pasditen e së premtes ku mbesa e familjes, vetëm 5 vjeç nga pakujdesia i vuri zjarrin dengjeve të kashtës ku përveç shkrumbimit të tyre rrezikoi edhe banesën.

Kanë qenë fqinjët ata që ndihmuan në shuarjen e flakëve dhe kërkuan ndihmën e zjarrfikësve. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri që të evitohen dëmet në shtëpinë e familjes dhe në ato përreth.


Zonja e shtëpisë, Lina Kazanxhiu ndihet e pashpresë. Ajo tregon se ato dengje ishin e ardhura e vetme e familjes. Nga shitja e tyre familja do të siguronte ushqimin për në dimër.

8 pjesëtarët e familjes Kazanxhiu jeton mes skamjes, në një banesë e vogël, të ndërtuar me baltë. Mes lotësh Lina tregon se tani së bashku me dengjet e kashtës atyre iu dogj dhe shpresa dhe të ardhmen e presin me frikë pasi janë të papunë dhe të sëmurë./BW

fier digjet mullari

 

 

Login to post comments