Detaje të reja/ Cilët janë ish-polici dhe partnerja e tij që u vranë mëngjesin e sotëm (foto)

Diel, 15 July 2018 09:12

Sapo janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në qytetin e Shkodrës ku mbetën të vrarë dy bashkëjetuesit.

Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja plumbash. Mësohet se viktima kanë mbetur ish-polici i Pukës Boran Berçama 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci.

30-vjeçari nuk njihej si person problematik gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e policit në komisariatin e policisë në Pukë.

Në zonë ku është vrarë çifti, është përqendruar një pjesë e mirë e bizneseve, edhe pse thonë që nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ka qenë një person që ka ditur intinerarin e çiftit.

Duhet të kujtohet se në vendngjarje është gjetur fëmija i çiftit 1 vjeç, që për fat të mirë nuk ka asnjë lëndim.

ppppppppp

Modifikuar më Diel, 15 July 2018 09:33
Login to post comments