Paralajmërimi i policisë së Durrësit: Kujdes në aksin nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës

Diel, 15 July 2018 11:23

Fundjavave në akset që lidhin Tiranën me Durrësin vihet re një trafik mjaft i madh mjetesh, çka e bën të lodhshme daljen në det.

Edhe sot është vënë re një radhë e gjatë mjetesh, dhe për këtë policia rrugore e Durrësit apelon drejtuesit e mjeteve që të shmangin oraret e pikut.

Policia rrugore u kërkon shoferëve të mos bëjnë manovra të gabuara dhe parakalime pasi fluksi i mjeteve është shumë i lartë.

“Gjatë pasdites pritet një fluks i madh mjetesh në kthim nga Gjiri i Lalzit drejt Tiranës dhe Durrësit. U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të nisen në orare të përshtatshme për të shmangur fluksin. Kërkojmë nga ato të jenë të kujdesshëm në kontrollin e mjetit dhe sqarojmë se do ketë forca të shtuara policie në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore.

Login to post comments